Ditën e sotme janë zhvilluar 3 ndeshje të grupit A të Kategorisë së Dytë, të vlefshme për javën e 2-të të kampionatit.
Në sfidat e ditën e së sotme, u shënua një total prej 9 golash.
Skuadra e Naftëtarit e pati të lehtë të fitonte në shtëpi përballë Adriatikut me shifrat 3-0.
Ndërkohë që Basania mori 3 pikë mjaft të rëndësishme në shtëpi, teksa fitoi 3-2 përballë Luzit.
Në krahun tjetër, Besëlidhja u tregua “cinike” në transfertën shijakase. Djemtë lezhjanë ia dolën që të triumfonin me rezultatin minimal 0-1, në një ndeshje tepër të vështirë.