Flamurtari - Partizani, Kërnaja: Të rikthehemi te fitorja

- Bota Sot

Flamurtari - Partizani, Kërnaja: Të rikthehemi te fitorja

Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja, ka folur për mediat në prag të takimit ndaj Flamurtari, që do të luhet nesër në orën 17:00 dhe do të transmetohet në RTSH 1. Tekniku tregon se nuk mund të refuzonte ofertën e Partizanit dhe se kthesa e “të kuqve” fillon që në Vlorë, ku skuadra e tij ka si detyrim 3 pikët.

Çfarë të bindi të vini në drejtimin e Partizanit?

Ne në sport për këtë jetojmë, punojmë, që të kemi këtë fat. Thuajse çdo trajner në Shqipëri do të dëshironte të ishte sot në vendin tim. Nuk mund t’i thoja jo një klubi të madh si Partizanit.

Bisedë me presidentin Demi?

Me presidentin Demi, bashkë me gjithë stafin, kemi vazhdimisht takime dhe bisedime. Me presidentin kemi folur për mbarëvajtjen e çdo gjëje, presidenti vjen çdo ditë dhe shikon stërvitjet. Bisedat janë konfidenciale dhe nuk mund t’i themi.

Çfarë mund të sjellësh ti ndryshe te Partizani?

Në momentin që nuk ka rezultate, i pari që duhet të ndryshohet është sigurisht trajneri. Nuk mund të ndryshohen 25 lojtarë, lojtarët aty janë. Kemi ndryshuar ndonjë qasje, pjesa tjetër është po e njëjta, nuk është se do bëj ndonjë gjë ndryshe nga të tjerët.

Partizani do ndryshojnë vetëm rezultatet, duke filluar nga qasje e ndeshjes, stërvitjes. Mënyra e stërvitjes janë thuajse gjithandej të njëjta.

Sfida me Flamurtarin?

Shkojmë për 3 pikët. Obligim në çdo ndeshje të Partizanit janë 3 pikët kundër çdo kundërshtari. Vetë emri i madh i ekipit dhe investimi, nuk na lejon për rezultat tjetër përveç fitores.

Gjendja e skuadrës?

Falë zotit jam prej 3 muajsh pjesë e klubit. I njoh thuajse të gjithë. Dëmtime nuk kemi, janë rikthyer të gjithë. Po vijnë në formën më të mirë edhe Sembene me Skukën. Na ka shërbyer për të ndryshuar diçka në manovra, të ndryshme nga herët e tjera. Kjo ka qenë arsyeja që na ka shërbyer shumë 2 java e ndërprerjes prej kombëtares.

Objektivi?

Ne kemi objektiv sfidën e ditës së nesërme si fillim, pastaj do mendojmë për ndeshjen tjetër. Si fillim do fitojmë ndeshjen në Vlorë, të rikthehemi njëherë te rezultatet pozitive.

Na mungojnë shumë, u bënë pesë ndeshje kampionati që ne nuk marrim rezultat pozitiv. Duhet të rikthehemi në Vlorë në fillim, pastaj të shikojmë ndeshjet e tjera.

Çfarë ka Partizani më tepër se Flamurtari?

Partizani ka më tepër se Flamurtari besoj shpirtin e garës, dëshirën për ta fituar, ambientet si i shikoni ju, klubin, një president të shkëlqyer, staf, besoj i ka të gjitha më shumë se Flamurtari.



Lexoni të gjitha në Bota Sot