Kapet një sasi e madhe kanabisi, arrestohet 4 persona

- Bota Sot

Kapet një sasi e madhe kanabisi, arrestohet 4 persona

Katër persona janë vënë në pranga nga policia greke në Kozanë, pasi u kapën duke transportuar një sasi të konsiderueshme kanabisi.

Operacioni u zhvillua mbrëmjen e djeshme nga oficerët e Departamentit të Narkotikëve të Kosturit, pas një hetimi të koordinuar dhe përdorimit të të dhënave inteligjente. Gjatë ndërhyrjes, u sekuestruan 42 kilogramë e 869 gramë kanabis, me një vlerë të përllogaritur mbi 686 mijë euro.

Sipas autoriteteve, mjeti i dyshuar nuk iu bind urdhrit të ndalimit dhe tentoi të largohej me shpejtësi. Gjatë ndjekjes, pasagjerët e njërit prej automjeteve hodhën në rrugë dy çanta udhëtimi, ku më pas u gjetën 39 pako me kanabis të papërpunuar.

Policia greke arriti të ndalojë të dy mjetet dhe të arrestojë katër shtetas, përkatësisht një 24-vjeçar, një 26-vjeçare, një 29-vjeçar dhe një 44-vjeçar.

Ata janë dërguar në Prokurorinë e Gjykatës Penale në Kostur, ku do të përballen me akuza për trafikim të lëndëve narkotike.



Lexoni të gjitha në Bota Sot