Kampionia e Maqedonisë në futboll, Shkëndija, me rezultatet që regjistroi në Evropë, bëri gjithashtu një ngjitje të madhe në listën e 500 klubeve më të mira në botë, e cila bëhet nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe statistikave të Futbollit (IFFHS).
Skuadra nga Tetova bëri një tjetër ngritje të madhe dhe tani është në vendin e 240-të në listën më të fundit botërore të klubeve.
Ka vend edhe për një klub tjetër nga Maqedonia, Vardar, i cili gjithashtu fitoi pikë me rezultatet e tij në Kupat e Evropës këtë verë dhe doli në pozicionin e 448-të.
Klubi më i mirë në botë është PSG, i ndjekur nga Real Madrid, ndërsa vendi i tretë u mor nga Inter. Chelsea ra në vendin e katërt, dhe dhjetë të parët plotësohen nga Barcelona, Bayern Mynih, Arsenal, Flamengo braziliane, Borussia Dortmund dhe Atletico Madrid.