Norvegjezi Erling Haaland, një përbindësh në Premier League.
Haaland me dy golat e tij i solli fitore Manchester Cityt me rezultat 2:0 ndaj Evertonit, në takimin që u luajt në "Etihad".
Haaland shënoi në minutën e 58-të e 63-tën.
Futbollisti norvegjez i prin listës së shënuesve me 11 gola, 5 më shumë se Semenyo (Bournemouth).
Manchester City është në vend të parë me 16 pikë e Everton në të 10-tin me 11 sosh.