Barcelona mezi fiton, skuqet Flick

- Bota Sot

Barcelona mezi fiton, skuqet Flick

Barcelona ka shënuar fitore të mundimshme, me rezultat 2:1 ndaj Girona-s, në takimin e javës së nëntë në elitën e  futbollit spanjoll. 

Fitore me mund të madh, por tre pikë shumë të ëmbla.

Pedri në minutën e 13-të e Araujo në atë të 90+2 realizuan për fitoren e Barcelonës. 

Hansi Flick, trajner i Barcelonës, u përjashtua me karton të kuq në minutën e fundit. 

Futbollisti Wirsel (20’) realizoi për udhëtuesit.

Barcelona kryeson me 22 pikë, ka një ndeshje e një pikë më shumë se Reali në pozitën e dytë dhe Girona renditet në të 19-tin me 6 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot