Xherdan Shaqiri shënon dhe asiston, Baseli një pikë larg liderit

- Bota Sot

Xherdan Shaqiri shënon dhe asiston, Baseli një pikë larg liderit

Xherdan Shaqiri sonte ka shënuar në fitoren e thellë të Baselit, me rezultat 3:0 ndaj Winterthurit, në takimin e javës së nëntë të elitës së futbollit zviceran.

Kapiteni Shaqiri me shokë treguan lojë të mirë, duke ndalur tre pikë të mëdha.

Xherdan Shaqiri e Albian Ajeti janë paraqitur nga minuta e parë.

Shaqiri është zëvendësuar në minutën e 73-të dhe Ajeti në të 80-tën.

Futbollisti Pajtim Kasami u paraqit titullar për Winterthurin.

Kasami u zëvendësua në minutën e 63-të.

Ledjan Sahitaj u aktivizua nga minuta e 21-të për Winterthurin dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 56-të.

Golat i realizuan Leroy (4’), Shaqiri (30’) e Daniliuc (33’). 

Shaqiri asistoi në golin e tretë.

Thun kryeson me 19 pikë, Baseli është në vend të dytë me 18 dhe Winterthur i fundit me 2 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot