Moriero dhe Kërnaja “luftë” për 3 pikët

- Bota Sot

Moriero dhe Kërnaja “luftë” për 3 pikët

Oltijon Kërnaja dhe Francesco Moriero me ekipin e Laçit.

Në Vlorë do të luhet një ndeshje shumë e luftuar  mes Flamurtarit dhe Partizanit.

Kjo është edhe një duel debutuesish në stolet e skuadrave.

Francesco Moriero dhe Oltijon Kërnaja do të luajnë ndeshjet e tyre të para në Superiore për këtë sezon dhe me skuadrat e tyre respektive.

Moriero do të synojë ta nisë me fitore aventurën e tij te vlonjatët dhe të sigurojë gjithashtu edhe 3 pikët e para për kuqezinjtë.

Ndërkohë në krahun tjetër Kërnaja gjithashtu do të synojë ta nisë aventurën e tij me fitore te “Demat”, teksa përballë gjen “profesiorin” e tij, pasi siç dihet dyshja kanë bashkëpunuar së bashku te ekipi i Laçit sezonin e kaluar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot