FSHF organizon edicionin e 3-të të seminarit për trajnerët e portierëve

- Bota Sot

FSHF organizon edicionin e 3-të të seminarit për trajnerët e portierëve

Federata e Futbollit do të zhvillojë më 27 tetor 2025, nga ora 09:30 deri në 14:30, edicionin e tretë të seminarit të posaçëm për trajnerët e portierëve.

Ky aktivitet synon të rrisë standardet e trajnimit dhe të forcojë rolin e portierit në futbollin shqiptar, duke vendosur themelet teknike, taktike, psikologjike dhe karakteriale që ndikojnë në zhvillimin e portierëve të së ardhmes.

Në këtë edicion do të marrin pjesë dy lektorë ndërkombëtarë të njohur: Manuel Amoroso, Drejtor i Portierëve në Inter Academy, do të trajtojë temën: “Stërvitja e portierit në situata loje dhe rëndësia e lidhjes me skuadrën në kategoritë konkurruese (U15 – U18)”.

Alessandro Pedretti, Specialist i Portierëve në Parma Calcio për sektorin e të rinjve, do të prezantojë temën: “Organizimi i stërvitjes për të bërë protagonistë portierët e rinj në kategoritë konkurruese (U10 – U14)”.

Seminari shënon edicionin e tretë radhazi, duke forcuar angazhimin e FSHF-së për zhvillimin e trajnerëve dhe avancimin e rolit të portierëve në vend. Aktiviteti do të jetë i hapur dhe falas për të gjithë të interesuarit..



Lexoni të gjitha në Bota Sot