Shqipëria ka mundësinë e artë që të jetë në play-off dhe të luftojë për një vend në Kampionatin Botëror që mbahet në vitin e ardhshëm.
Shqipëria renditet në vend të 2-të me 11 pikë në grupin K dhe ka një më shumë se Serbia.
Shqipëria qysh me 13 nëntor mund ta sigurojë play-off-in në rast të fitores në konak të Andorrës dhe humbjes së Serbisë në përballje me Anglinë në Londër.
Kreu i Federatës së futbollit të Serbisë, Dragan Xhajiq, vajton humbjen nga Shqipëria me rezultat 1:0 në stadiumin në Leskovc.
Xhajiqi është me dhimbje koke, duke thënë se e kanë pritur fitoren ndaj Shqipërisë, por humbën.
“Të gjithë ata që luajnë kundër anglezëve dhe letonezëve duhet që të japin maksimumin.
Njëra është realiteti, dhe tjetra janë shpresat tona.
Stema dhe himni i Serbisë, si dhe fanella, na detyrojnë të gjithëve të shkojmë për fitore. Por e prisnim këtë edhe kundër Shqipërisë”, ka thënë Xhajiqi për mediumi serb “Kurir”.
Kur përmendët Shqipërinë, si e patë atë ndeshje të çuditshme në një atmosferë vërtet jo-futbolli?
“Dështim! Dështim i madh!
Nuk ka kishte asnjë mosmarrëveshje për këtë.
Nuk e di çfarë po humbisnim...
Pashë atë që panë njerëzit e zakonshëm... Për një milion arsye mund dhe duhej të kishim bërë më mirë”, ka thënë Xhajiqi.