Skuadra shqiptare, Otrant Olimpik nga Ulqini, kthehet me tre pikë në derbin e javës që u luajt në Berane.
Otrant Olimpik e mposhti me rezultat 3:1 Beranen, në takimin e javës së 12-të të Ligës së Dytë të Malit të Zi në futboll.
Me këtë fitore, skuadra nga Ulqini ruan kreun e tabelës me 25 pikë e ka një më shumë se Grbalj.
Për Otrant shënuan Edin Gjeçbitriç (7’), Danin Taloviq (70’) e Aleksandar Vujaçiq (78’) dhe për vendasut GJorgje Magdeliniq (73’).
Berane renditet në vend të katërt me 20 pikë.