Chelsea është në bisedime për të emëruar Dave Fallows, ish-drejtorin e skautimit të Liverpoolit, në një pozitë të lartë brenda klubit, raporton BBC.
45-vjeçari pritet t’i bashkohet departamentit të rekrutimit të “Bluve”, ku do të punojë ngushtë me drejtorët sportivë Paul Winstanley dhe Laurence Stewart.
Sipas "The Telegraph", Fallows do të ketë një rol të gjerë përgjegjësish, që përfshin:
Ai do të bashkëpunojë gjithashtu me Joe Shields dhe Sam Jewell, bashkëdrejtorë të rekrutimit dhe talenteve, në kuadër të strukturës së re futbollistike të Chelseat.
Gjatë periudhës së tij në Liverpool, Fallows luajti një rol të rëndësishëm në identifikimin e talenteve kyçe gjatë epokës së Jurgen Klopp, duke ndihmuar në ndërtimin e skuadrës që fitoi Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve.
Chelsea e sheh përvojën e tij si një aset strategjik për ndërtimin e një politike afatgjatë të rekrutimit, në përputhje me vizionin e klubit për stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm sportiv.