Vëllezërit Metë e Osman Çeku, emra që nuk harrohen në Kosovë

- Bota Sot

Vëllezërit Metë e Osman Çeku, emra që nuk harrohen në Kosovë

Vëllezërit Metë e Osman Çeku, nga futbolli pejan në Prishtinë!

Metë Çeku ka qenë mbrojtës i majtë e i dëshmuar, ndërsa Osmani portier i dalluar.

E veçanta është se vëllezërit Çeku kaluan nga i njëjti klub në Ramiz Sadikun e Prishtinës.

Metë Çeku e nisi me Kristalin e Pejës për të kaluar në Buduçnost siç quhej atëkohë ky klub pejan, pastaj transferohet në KNI Ramiz Sadikun e Prishtinës në edicionin 1983-1984, për të luajtur vite më radhë në këtë kolektiv.

Nga e njëjta linjë kaloi pothuajse edhe Osman Çeku, por nga ky nga Buduçnosti në KNI Ramiz Sadiku.

Metë Çeku, kontribues i madh në futboll po ashtu edhe në çështje kombëtare.

Metë Çeku me KNI Ramiz Sadikun ka luajt edhe një vit në Ligën e Dytë ish jugosllave (1983-1984), grupi i Lindjes, sikurse edhe Osman Çeku me Buduçnostin në fund të viteve të 80-ta ishte në Ligën e Tretë ndërrepublikane siç quhej në atëkohë.

Dy emrat të futbollit që nuk harrohen, secili dha kontributin e vet.

Metë Çeku sot është kryetar i Komisionit disiplinor dhe Etikës – shkalla e parë në Federatën e Futbollit të Kosovës. 

Osmani është i përkushtuar më shumë në lojën e pingpongut.



Lexoni të gjitha në Bota Sot