Shtylla e shumë raste, Ferizaj i merr pikë Llapit në Podujevë

- Bota Sot

Shtylla e shumë raste, Ferizaj i merr pikë Llapit në Podujevë

Ferizaj ka importuar një pikë të madhe nga stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë, duke luajtur baras (1:1) me Llapin, në takimin e javës së nëntë të elitës së futbollit të Kosovës.

Ferizajasit një herë qëlluan shtyllën e majtë e një herë traversën në pjesën e parë.

Edhe Llapi pati disa raste të mira, por pa sukses. 

Në sekondën e 30-të të ndeshjes, Erion Sadriu rrezikoi portën e portieri Çoriq, por shtylla e shpëton Llapin.

Në minutën e 15-të, Llapi me fat të madh, traversa aleat.

Erion Sadriu goditi bukur nga 14 metra veç ishte i mposhtur portieri Çoriq, por traversa e shpëtoi.

Pjesa e dytë solli shumë raste qoftë të palës vendase dhe skuadrës udhëtuese, 

Në minutën e 61-të Muhamet Hyseni nga afërsia kaloi në epërsi Llapin.

Gëzimi qe jetëshkurtër, pasi që në minutën e  68-të Betim Haxhimusa me një goditje të fortë brenda 16-shit, e goditi traversën dhe topi futet brenda portës, 1:1.

Ferizaj është në vend të nëntë me 10 pikë sa ka edhe Llapi në pozitën e gjashtë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot