Prishtina ka treguar se nuk është rastësisht në krye të tabelës së elitës së futbollit të Kosovës.
Skuadra nga kryeqendra ka shënuar fitore me rezultat 4:3 ndaj Drenicës në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Pjesa e parë ishte fatale për Drenicën, kur Prishtina shënoi tre herë përmes futbollistëve Namani (3’), Veliu (16’) e Zeqiri (36’).
Veliu shënoi sërish, por në minutën e 47-të për 0:4.
Drenica shënoi dy gola të shpejtë, Genc Hamiti (52’) e Jeton Krasniqi (54’) dhe në finish (89) Igball Jashari realizoi nga penalltia.
Drenica ka pësuar humbjen e radhës ehe tani vetëm 4 pikë është larg skuadrës së fundit në tabelë, Prishtinës së Re.
Prishtina kryeson me 22 pikë, ka katër më shumë se Ballkani në vend të dytë dhe Drenica renditet e pesta me 11 sosh.