Nga parajsa në ferr

- Bota Sot

Nga parajsa në ferr

Juventusi e nisi këtë sezon me bindjen se mund të ndërtonte diçka të rëndësishme nën urdhrat e Igor Tudor, për të lënë pas edicionin e kaluar që u cilësua një dështim nën urdhrat e Tiago Motas.

Por humbja ndaj Komos vulosi një start të edicionit që tashmë rezulton të jetë më i dobët se ai i sezonit të kaluar.

Pas 7 javëve të kampionatit, një vit më parë, Juventusi kishte 13 pikë, pas 3 fitoreve dhe 4 barazimeve. Ndërsa sot, pas humbjes përballë Komos, Juventusi ndalet në kuotën e 10 pikëve, meritë e 2 fitoreve, 4 barazimeve dhe një humbje.

Por t’i shtosh edhe Ligën e Kampioneve, bilanci bëhet shumë më i rëndë, pasi Juventusi aty ka regjistruar 2 barazime, ndërsa me Tiago Motën, kishte dy fitore. Një sinjal i qartë se ndryshimi i trajnerit nuk ka zgjidhur ende problemin e bardhezinjve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot