Askush nuk do e besonte zgjedhjen e tij

- Bota Sot

Askush nuk do e besonte zgjedhjen e tij

Astrit Selmani i surprizoi të gjithë, pasi kishte shkëlqyer me Dinamo 1948 në edicionin e kaluar rumun.

Sulmuesi shqiptar vendosi ta vazhdonte karrierën në ligën e dytë kineze ku firmosi me Shanxi Union.

28-vjeçari po bën mjaft mirë aty, ndërsa sot vulosi fitoren 2:0 që Shanxi Union mori përballë Qingdao. Sfida ishte e vlefshme për javën e 27-të të kampionatit.

Me vetëm 10 javë të luajtura, Selmani ka shkuar në kuotën e 5 golave dhe 2 asistimeve. Askush nga shokët e skuadrës nuk ka bërë më mirë në kampionat.



Lexoni të gjitha në Bota Sot