Nëse Mbappe është më shumë se gjysma e Madridit, së bashku me Vinicius dhe Gyler, ata arrijnë në 85%. Është shumë, por është reale. Të paktën, sipas statistikave.
Të dhënat janë aq të ftohta sa forma e tyre është e jashtëzakonshme. Mbappe ka një fillim në stilin e Kristianos, 14 gola dhe 2 asist, Vinicius, më i miri i jetës së tij, 5 gola dhe 4 asist dhe Arda, po ashtu 3 gola dhe 4 asist.
Të gjitha në vetëm 10 ndeshje. Një dragua me tre koka në shërbim të Çabit.
Dhe një treshe që e kuptojnë njëritjetrin. Katër asistet e Gyler i kanë shkuar Mbapesë. Nga katër asistet e Vinit, dy për Kilian dhe një për Ardan tjetri për Mastantuonon. Meritë ka Vinicius.
“Natyrisht” përgjigjet Alonso. “Ai është në një pozicion të ndërmjetëm, i pozicionuar prapa për t’u lidhur me Mbapen. Ai shënon gola dhe ka cilësinë për pasimin e fundit”.
Të tre flasin të njëjtën gjuhë: shënimin e golave. Dhe ai i dëshiron sa më afër që të jetë e mundur. Rezultati, 85%, ose ato 25 gola që Mbape dhe Vinicius kanë gjeneruar së bashku.
Një shifër e tejkaluar vetëm nga një dyshe në pesë ligat kryesore, 27 golat e shënuar nga Harri Kein dhe Luis Díaz te Bajern.
Një kombinim i suksesshëm pavarësisht fillimit të dobët të Vinit.
Duke mos pasur besimin ose statusin e dikurshëm, Çabi e alternoi atë me Rodrigon, por në ndeshjet e fundit ai është nisur, duke arritur fillimin më të mirë të karrierës së tij. Ai tashmë ka pesë gola dhe katër asiste.
Çdo 76 minuta, në fotografinë e golashënuesve. Dhe Kilian, është Kilian. Ai meriton një kapitull më vete. Ose disa. Mbape po arrin shifra historike. Mbi idhullin e tij.
“Shpresoj që një ditë të ëndërrojnë për mua, siç bënë me Kristianon “, iu hap ai Valdanos.
Ai është në rrugën e duhur për ta bërë këtë. Nëse ai ka shënuar 14 gola në 10 ndeshje, matematika është e thjeshtë.
Nëse ai luan 60 ai parashikon, me ritmin e tij aktual, 84 gola. Viti më i mirë i Kristianos ishte 61 i sezonit 2014- 15. Hiperbolat po mbarojnë.
Dhe e bëjnë këtë pak para Himalajeve të para të sezonit. Getafe të dielën, Juventus të mërkurën, Barcelona të dielën e ardhëshme, Valencia (1 nëntor) dhe Liverpool 4 nëntor. Shumë ujqër, dhe disa të veshur si dele. Këto skena malore janë vendi ku treshja arrin me dhëmbët e mprehur. Një treshje që e kuptojnë njëri-tjetrin. Një treshje vdekjeprurëse.