Publikohen formacionet e derbit Liverpool-United

- Bota Sot

Publikohen formacionet e derbit Liverpool-United

Liverpooli do ta pres në “Anfield” me fillim nga ora 17:30 Manchester Unitedin në derbin e javës së tetë të Premier League.

Vendasit do të kërkojnë fitoren ndaj Unitedit për t’u këndellur pas dy humbjeve radhazi, njërën ndaj Crystal Palace dhe tjetrën ndaj Chelseat.

Në anën tjetër, Unitedi do të kërkojë fitoren e dytë radhazi për t’u ngjitur në kuotën e 13 pikëve.

Tashmë të dyja ekipet i kanë bërë formacionet zyrtare të cilat mund t’i gjeni më poshtë:

Liverpool: Mamardashvili, Bardley, Konate, van Dijk, Kerkez, Gravenberch, Mac Allister, Gakpo, Szobozlai, Salah dhe Isak.

Man UTD: Lammens, Shaw, Maguire, de Ligt, Dalot, Fernandes, Casemiro, Diallo, Cunha Mbeumo dhe Mount.



Lexoni të gjitha në Bota Sot