Vieira dhe Capello ende e pretendojnë titullin e vitin 2006, që iu hoq Juventusit

- Bota Sot

Vieira dhe Capello ende e pretendojnë titullin e vitin 2006, që iu hoq Juventusit

Gati njëzet vjet pas aferës ‘Calciopoli’, Patrick Vieira dhe Fabio Capello, sipas Tuttosport, kanë nënshkruar një peticion duke kërkuar që titulli i ligës italiane ti jepet Juventusit dhe jo Interit.

Media italiane pretendon se "më shumë se 15.000 mbështetës kanë nënshkruar, brenda tre ditësh, peticionin ‘Jdentità Bianconera’ në Change.Org duke kërkuar që ky titull ti hiqet Interit dhe t’i kthehet Juventusit".

Afera sensacionale e ndikimit në përzgjedhjen e gjyqtarëve shpërtheu më 2 maj 2006, me botimin në shtypin italian të përgjimeve telefonike, pak para Kupës së Botës në Gjermani.

Këto përgjime kishin krijuar lidhje bashkëpunimi midis Luciano Moggit, drejtorit të përgjithshëm të Juves, dhe një zyrtari të Federatës Italiane përgjegjës për emërimin e gjyqtarëve.

Më 11 maj, bordi i drejtorëve të Juventusit dha dorëheqjen. Luciano Moggi, i akuzuar për komplot për të kryer mashtrim sportiv nga zyra e prokurorit të Napolit, u pezullua nga të gjitha aktivitetet sportive për pesë vjet.

Pas një vendimi fillestar më 14 korrik 2006, i ndjekur nga një apel më 25 korrik, Juventusi ra nga kategoria (AC Milan u penalizua me 8 pikë, ndërsa Fiorentina dhe Lazio u privuan nga garat evropiane).

Pas këtij uljeje në kategori, disa lojtarë kyç u larguan nga anija (Ibrahimovic, Vieira, Thuram, Cannavaro, Zambrotta), mbetën vetëm Buffon, Del Piero, Chiellini, Trezeguet dhe Nedved. Me Didier Deschamps si trajner, Juventusi u rikthye në ligën e parë pas vetëm një sezoni në Serie B.



Lexoni të gjitha në Bota Sot