Futbolli nuk do të ishte kaq i bukur sikur mos të ishin befasi të mëdha.
Aston Villa ka treguar shpirt luftarak duke shënuar fitore në midis të Londrës, më rezultat 2:1 ndaj Tottenhamit.
Fitore me përmbysje dhe tejet e rëndësishme për udhëtuesit.
Rogers (37) e Buendia (77) – realizuan për fitoren e skuadrës nga Birmingham.
Vendasit kaluan në epërsi në minutën e pestë me golin e futbollistit Bentancur, por kjo nuk i mjaftoi për rezultat pozitiv.
Pas javës së nëntë në Premier League, Tottenham zë vendin e gjashtë me 14 pikë e Aston Villa të dhjetin me 12 sosh.