Dean Liço ka shënuar sot golin e tij të dytë në këtë sezon në kampionatin e kategorisë së dytë turke, ku vesh fanellën e Boluspor.
Mesfushori shqiptar, ka shënuar golin e avantazhit të sfidës që ekipi i tij luajti ndaj Igdir që në minutat e parë të takimit mes dy skuadrave.
Në minutën e 9, pas një goditje nga këndi, ai u tregua i vëmendshëm në zonë duke çuar sferën në rrjetë me një gjuajtje me kokë.
Një gol të cilin ai nuk e festoi, në shenjë respekti ndaj skuadrës së Igdir, e cila ishte ajo e cila e transferoi nga futbolli shqiptar duke i dhuruar mundësinë të tregonte sa vlente në futbollin turk.