Futbollisti shqiptar, Jason Çeka ka shënuar gol tejet të bukur për Elversbergun në Bundesliga 2.
Skuadra gjermane fitoi thellë 6:0 ndaj Greuther Furth, në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Bundesliga 2.
25-vjeçari shënoi një gol të bukur nga distanca.
Ky ishte goli i parë i lojtarit shqiptar me fanellën e klubit gjerman.
Kujtojmë që shqiptari u transferua te Elversbergu gjatë afatit të verës nga Magdeburg.