Topa tenisi dhe portokalle në fushë, tifozët e Celtic ndërpresin ndeshjen

- Bota Sot

Topa tenisi dhe portokalle në fushë, tifozët e Celtic ndërpresin ndeshjen

Ndeshja mes Dundee dhe Celtic, e zhvilluar sot në Premier League skoceze, u ndërpre për disa minuta pas një proteste të pazakontë nga tifozët miq.

Në fillim të takimit, mbështetësit e Celtic hodhën topa tenisi dhe portokalle në fushë, në shenjë pakënaqësie ndaj drejtuesve të klubit.

Pas ndërprerjes, lojtarët dhe stafi teknik i të dyja skuadrave ndihmuan në pastrimin e fushës, duke lejuar rifillimin e ndeshjes. Megjithatë, sfida përfundoi me fitoren 2-0 të Dundee, rezultat që shënoi humbjen e parë të Celtic në këtë stadium që prej vitit 1988.

Gjatë ndeshjes, tifozët e kampionëve në fuqi shpalosën një banderolë kundër bordit drejtues, duke kërkuar largimin e drejtorit ekzekutiv Michael Nicholson dhe presidentit Peter Laëëell.

Ata e akuzojnë klubin për daljen e hershme nga Liga e Kampionëve dhe për një politikë transferimesh zhgënjyese që, sipas tyre, po dëmton ambiciet e ekipit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot