Manchester Utd trondit kampionin anglez në “Anfield”

- Bota Sot

Manchester Utd trondit kampionin anglez në “Anfield”

Manchester Utd ka treguar zemër të madhe në stadiumin ‘Anfield” duke importuar tre pikë të mëdha.

“Djajtë e kuq” shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj kampionit në fuqi të Anglisë, Liverpooli.

Ndeshje e luftuar deri në fund, më shumë raste shënimi sidomos nga vendasit.

Mbeumo (2) e Maguire (84) – realizuan për Manchester Utd dhe Gakpo (78) për Liverpoolin.

Për trajnerin e Manchester Utd Amorim është një fitore e madhe dhe e vetëbesimit, ndërsa Slot i Liverpoolit është  i tronditur nga kjo disfatë.

Pas javës së tetë në Premier League, Arsenali kryeson me 19 pikë, pasojnë Manchester City me 16, Liverpool 15, Bournemouth 15, Chelsea 14, Tottenham 14, Sunderland 14, Crystal Palace 13, Manchester Utd me 13 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot