Kosova e Dusseldorfit ka arritur formën më të mirë të mundshme, si rrjedhojë e kësaj është ngritur në vend të dytë me 21 pikë, ka një më pak se lideri Solingen – Wald.
Kuqezinjtë si vendas e shpartalluan me lojë e rezultat 4:0 ndaj ASV Süchteln, në ndeshjen e javës së dhjetë të Landesliga.
Tre pikë të mëdha në kohën e duhur dhe i japin edhe më shumë motiv për sfidat e radhës.
Bujar Neziri, president i klubit, ka një qëllim,m hyrjen në Oberliga.
Zendeli shënoi het-trik (11’, 55’ e 61’) dhe një gol A. Hyseni (40’).
Sfida e radhës për Kosovën do të jetë SSV Bergisch Born.