Në orën 20:45, “San Siro” do të luhet një duel interesant mes Milanit dhe Fiorentinës, me kuqezinjtë që kërkojnë fitoren për të marrë kryesimin e vetëm të Serie A.
Trajneri Massimiliano Allegri përballet me një listë të gjatë mungesash: Rabiot, Pulisic, Estupiñán, Nkunku dhe Loftus-Cheek nuk do të jenë të gatshëm. Megjithatë, tekniku italian nuk ndryshon sistemin e lojës, duke konfirmuar formacionin 3-5-1-1.
Para portierit Maignan do të luajnë Tomori, Gabbia dhe Pavlović, ndërsa në mesfushë do të veprojnë Modrić, Fofana dhe Ricci, me Athekame dhe Bartesaghi në krahë. Në sulm, Leao do të mbështet nga Saelemaekers, ndërsa Gimenez nis nga stoli.
Në anën tjetër, Stefano Pioli i Fiorentinës i përgjigjet me një formacion pasqyrë 3-5-1-1. Para De Gea-s do të luajnë Pongračić, Pablo Marí dhe Ranieri, me Dodo dhe Gosens në krahë. Në mesfushë do të jenë Mandragora, Nicolussi Caviglia dhe Fagioli.
Surpriza më e madhe është lënia në stol e Gudmundsson, ndërsa Fazzini do të jetë pas sulmuesit Moise Kean, i cili rikthehet si titullar pas dëmtimit.
Formacionet zyrtare
Milan (3-5-1-1): Maignan; Tomori, Gabbia, Pavlović; Athekame, Fofana, Modrić, Ricci, Bartesaghi; Saelemaekers; Leão.
Stol: Terracciano, Pittarella, De Ëinter, Odogu, Sala, Gimenez, Balentien.
Trajner: Massimiliano Allegri.
Fiorentina (3-5-1-1): De Gea; Pongračić, Pablo Marí, Ranieri; Dodo, Mandragora, Nicolussi Caviglia, Fagioli, Gosens; Fazzini; Kean.
Stol: Martinelli, Lezzerini, Comuzzo, Viti, Kouadio, Parisi, Ndour, Gudmundsson, Sohm, Sabiri, Fortini, Piccoli, Džeko.
Trajner: Stefano Pioli.