Atalanta dhe Lazio ndajnë pikët në një barazim pa gola

- Bota Sot

Atalanta dhe Lazio ndajnë pikët në një barazim pa gola

Në sfidën e zhvilluar në “Geëiss Stadium”, Atalanta dhe Lazio ndanë pikët me një barazim pa gola (0:0), në takimin e vlefshëm për javën e 7-të të Serie A. Një ndeshje e luftuar, ku munguan golat, por jo rastet e rrezikshme.

Skuadra e Ivan Jurić mbajti kontrollin e lojës dhe krijoi më shumë raste, por portieri Ivan Provedel ishte vendimtar për miqtë, duke shmangur dy herë golin në situata të pastra.

Zappacosta pati dy mundësi të arta për të zhbllokuar sfidën, por nuk arriti të mposhtë gardianin e Lazios.

Për Maurizio Sarrin, barazimi në transfertë vlen si rezultat pozitiv, edhe pse Lazio humbi Cancellierin për shkak dëmtimi, ndërsa riktheu në fushë Zaccagnin pas mungesës.

Pas këtij rezultati, Atalanta mbetet në pjesën e sipërme të tabelës pa asnjë humbje, ndërsa Lazio merr një pikë të rëndësishme në një fushë të vështirë, duke ruajtur moralin për sfidat e ardhshme në kampionat dhe Europë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot