Real Madridi ka vuajtur në përballje me Getafen, megjithatë ka shënuar fitore me rezultat 1:0.
Reali mori tre pikë në konak të Getafes dhe ruan distancën në renditje me Barcelonën.
Autor i golit është Kylian Mbappe duke shënuar pas asistimit të Guler në minutën e 80-të.
Getafe mbetet pa dy lojtarë në finish të takimit, Nyom në minutën e 77-të (direkt me karton të kuq) e Alex
Sancris (pas dy të verdhëve) në atë të 84-tën, u përjashtuan nga loja.
Pas javës së nëntë në kampionatin spanjoll, Reali kryeson me 24 pikë, ka dy më shumë se Barcelona dhe Getafe është në vend të 12-të me 11 sosh.