Juventusi identifikon zëvendësuesit e Tudor

- Bota Sot

Juventusi identifikon zëvendësuesit e Tudor

Pas humbjes së parë të sezonit ndaj Comos, Igor Tudor vazhdon ende si trajner i Juventusit, por pozita e tij është në rrezik. Dy ndeshjet e ardhshme, kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve dhe Lazios në kampionat, pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e kroatit në stol.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e klubit po shqyrtojnë disa emra të njohur si zëvendësues të mundshëm. Në listë janë Roberto Mancini, Luciano Spalletti dhe Raffaele Palladino, ndërsa një opsion mbetet edhe rikthimi i Thiago Mottas. Ndërkohë “Tuttosport” shton kandidatët gjermanë Edin Terzic dhe Marco Rose.

Raportohet se ditët e fundit Tudor është takuar me menaxherin e përgjithshëm Damien Comolli për të diskutuar mbi ecurinë e skuadrës dhe ndryshimet e mundshme taktike. Megjithatë, marrëdhëniet mes trajnerit dhe drejtuesve nuk duken të mira, pasi palët kanë pikëpamje të ndryshme mbi mënyrën e lojës dhe drejtimin e ekipit.

Tudor do të ketë shansin e fundit për të bindur klubin në përballjet e radhës, që mund të përcaktojnë fatin e tij në Torino.



Lexoni të gjitha në Bota Sot