Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit thotë se punimet për stadiumin e ri në Gjilan po zhvillohen me intensitet të lartë. Ky projekt konsiderohet një nga investimet më të rëndësishme në infrastrukturën sportive në Anamoravë.
Stadiumi i ri do të ketë kapacitet prej 8,750 ulësesh dhe do të ofrojë kushte të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive, si dhe për t’i ndjekur ndeshjet në mënyrë komode.
Për realizimin e këtij projekti janë ndarë 12.8 milionë euro, ndërsa punimet pritet të përfundojnë brenda dy viteve.
Ky investim synon të përmirësojë infrastrukturën sportive në Kosovë dhe të krijojë mundësi më të mira për sportistët dhe tifozët.