Vdes krimineli serb, Nebojsha Pavkoviq

- Bota Sot

Vdes krimineli serb, Nebojsha Pavkoviq

Ka vdekur sot në moshën 79 vjeçare krimineli serb i dënuar për krime lufte në Kosovë, Nebojsha Pavkoviq.

Ai ishte shpallur fajtor nga Tribunali i Hagës, për pjesëmarrje në një sipërmarrje të përbashkët kriminale, qëllimi i së cilës ishte persekutimi dhe largimi me forcë i shqiptarëve nga Kosova.

Pavkoviq ishte shpallur fjator për vrasje gjithashtu.

Sipas  vendimit të shkallës së parë të vitit 2009 , ai ngarkohej për një fushatë të gjerë dhune të drejtuar kundër popullatës civile shqiptare të Kosovës, e kryer nga forcat nën kontrollin e autoriteteve [jugosllave] dhe serbe, gjatë së cilës pati incidente vrasjesh, sulmesh seksuale dhe shkatërrim të qëllimshëm të xhamive.



Lexoni të gjitha në Bota Sot