Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të hënën prezantoi dy ligje në parlament për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe mobilizimit të përgjithshëm, teksa lufta me Rusinë vazhdon.
Ligjet u publikuan në faqen e internetit të parlamentit, të njohur si Verkhovna Rada, duke thënë se gjendja e jashtëzakonshme dhe mobilizimi do të zgjaten për 90 ditë të tjera.
Nëse nënshkruhet si ligj, ligji për mobilizimin e përgjithshëm do të hyjë në fuqi më 5 nëntor, ndërsa ligji për gjendjen e jashtëzakonshme do të hyjë në fuqi nga momenti i publikimit të tij.
Zelensky shpalli për herë të parë gjendjen e jashtëzakonshme dhe mobilizimin e përgjithshëm më 24 shkurt 2022, kur Rusia nisi “operacionin e saj special ushtarak” në Ukrainë.
Këto masa janë zgjatur disa herë që nga atëherë, me zgjatjet më të fundit të miratuara si ligj nga presidenti në korrik”.