Fabio Capello lavdëron Cristian Chivu-n dhe thekson unitetin e skuadrës nën drejtimin e trajnerit të ri:
“Ai ka përmbushur misionin më të rëndësishëm, por edhe më delikat.”
Nerazzurrët kanë arritur gjashtë fitore radhazi në të gjitha kompeticionet, duke përfshirë edhe fitoren e fundit 1-0 ndaj Romës në Stadio Olimpico.
Interi tani renditet në vendin e dytë, me pikë të barabarta me Napolin dhe Romën, dhe vetëm një pikë larg liderëve, Milanit.
“Po, tani mund ta themi. Ky është Interi i Chivu-t,” shkroi Capello në editorialin e tij për Gazzeta dello sport.
“T’i shohësh duke luajtur është një spektakël i vërtetë. Është bukur të shohësh lojtarët të grumbullohen rreth trajnerit të tyre, siç ndodhi atë natë në Olimpico. Kjo e përshkruan në mënyrë perfekte lidhjen që është krijuar. Po aq bukur është edhe të shohësh Nerazzurrët duke luajtur, sepse tani gjithçka funksionon në mënyrë të shkëlqyer dhe skuadra vazhdon të rritet, ndeshje pas ndeshjeje, fitore pas fitore.”
“Ky është Interi i Chivu-t sepse tani çdo lojtar – nga Lautaro te Barella, nga Bastoni te Calhanoglu dhe Dimarco, e deri te talentet e rinj shpërthyes si Bonny dhe Pio Esposito – është në harmoni të plotë me Cristianin,” përfundoi ish-trajneri.