Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka “edhe një punë për të bërë” kur bëhet fjalë për zgjidhjen e luftërave, duke iu referuar konfliktit Rusi-Ukrainë.
“Janë Rusia dhe Ukraina, dhe mendoj se do t’ia dalim, por ka rezultuar e keqe sepse kemi dy udhëheqës që e urrejnë vërtet njëri-tjetrin”, tha ai në lidhje me raportin mes Putin dhe Zelenskyt.
“Ata e urrejnë njëri-tjetrin më shumë se çdo gjë tjetër, dhe kjo e bën paksa të vështirë”, theksoi ai.
Trumpi u pyet nga gazetarët nëse mendon se Ukraina mund ta fitojë luftën.
“Nuk mendoj se do ta fitojnë, por prapëseprapë mund ta fitojnë, nuk thashë kurrë se do ta fitonin”, u shpreh ai.
“Thashë se mund të fitonin, çdo gjë mund të ndodhë. Lufta është një gjë shumë e çuditshme, ndodhin shumë gjëra të këqija” përfundoi Trump.