Arteta parlajmëron për forcën e Atletico, vlerëson Simeone

- Bota Sot

Arteta parlajmëron për forcën e Atletico, vlerëson Simeone

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ka paralajmëruar skuadrën e tij që të mos e nënvlerësojë Atletico Madrid të Diego Simeone para ndeshjes së Champions League që do të luhet të martën në Londër.

Arteta tha se është i kënaqur me përkushtimin e lojtarëve, por ka theksuar se ekipi duhet të qëndrojë me këmbë në tokë, pavarësisht formës së shkëlqyer.

Arsenal është i pamposhtur që nga gushti, kryeson Premier League me tre pikë epërsi dhe ka fituar të dyja ndeshjet në Champions League.

“Jam i lumtur kur shoh energjinë, përkushtimin dhe cilësinë e skuadrës. Kjo më jep bindjen se mund të shkojmë deri në fund, por çdo ditë duhet ta vërtetojmë këtë në fushë”, ka thënë Arteta para mediave.

Ai e ka quajtur trajnerin Simeone “të jashtëzakonshëm”, duke e vlerësuar për ndikimin që ka pasur në Atletico Madrid që nga viti 2011. “Ajo që ka arritur dhe mënyra si e ka bërë është e pabesueshme. Identiteti i Atletico Madrid është pasqyrë e tij dhe kjo është shumë e vështirë për t’u arritur”, ka shtuar Arteta.

Trajneri spanjoll gjithashtu ka konfirmuar se mbrojtësi Piero Hincapie është rikuperuar nga lëndimi dhe do të jetë i gatshëm për përballjen e së martës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot