Emërimi në pankinën e Rangers, Bajrami me trajner i ri

- Bota Sot

Emërimi në pankinën e Rangers, Bajrami me trajner i ri

Danny Rohl është emëruar trajner i Rangers. Lajmi është bërë i ditur nga klubi, me një postim në rrjetet sociale. Rohl ka firmosur, një marrëveshje, të vlefshme për dy vite e gjysmë.

Kevin Muscat shihej si ishte kandidati kryesor, por gjërat morën një tjetër kthesë dhe në këto kushte, Rohl u konfirmua në pankinë të hënën pasdite, përpara ndeshjes së së enjtes në Europa League me Brann në Norvegji.

“Është një privilegj i madh të marr rolin e trajnerit në një klub kaq të jashtëzakonshëm, të njohur në të gjithë botën”- tha Rohl.

Mbetet të shihet nëse trajneri i ri do i besojë mesfushorit shqiptar Nedim Bajrami, apo jo.



Lexoni të gjitha në Bota Sot