Klubet zgjidhin dilemat, dy mesfushorë të Kombëtares bëhen me trajnerë të rinj në të njëjtën ditë

- Bota Sot

Klubet zgjidhin dilemat, dy mesfushorë të Kombëtares bëhen me trajnerë të rinj në të njëjtën ditë

Nedim Bajrami dhe Keidi Bare do të duhet të nisin gjithçka nga e para në klubet përkatëse, Rejnxhërs dhe Real Saragoza, pasi të dy sot janë bërë me trajnerë të rinj.

Rejnxhërs i kishte bërë një start të tmerrshëm sezonit dhe kjo solli largimin e trajnerit Martin, i cili mbante në stol Bajramin te skocezët. Pas shumë ditësh shqyrtime të situatave dhe emrave, klubi skocez ka zgjedhur të afrojë në pankinë një 36-vjeçar, gjermanin Dani Rohl, i cili ka eksperiencë edhe si asistent në stafin e përfaqësueses së Gjermanisë.

Në të njëjtën ditë, kubi i Real Saragozës emëroi 42-vjeçarin Ruben Sejes, si teknikun e ri të skuadrës e cila po vuan në mënyrë të paparashikuar në kategorinë e dytë spanjolle.

Klubi, pjesë e të cilit është edhe Keidi Bare, e sheh veten aktualisht në vendin e fundit në renditje, në një sezon të cilin e kishte nisur nën urdhrat e ish-mesfushorit të njohur, Gabi, me objektivin për t’u kthyer në elitë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot