Sipas mediave britanike, Liverpool dhe Newcastle po interesohen për mbrojtësin 21 vjeçar të Club Brugge, Joel Ordóñez.
Ai mund të luajë si qendërmbrojtës ose mbrojtës i djathtë dhe ka bërë paraqitje të mira me skuadrën belge dhe përfaqësuesen e Ekuadorit.
Newcastle është më pranë transferimit, ndërsa Liverpool po shikon edhe opsione të tjera.
Çmimi i tij është rreth 50 milionë euro, shumë më shumë se 1,5 milion që pagoi Brugge për ta blerë në 2023. Ai ka luajtur 92 ndeshje me klubin dhe ka 12 ndeshje me përfaqësuesen e Ekuadorit.