Trajneri i Spanjës, Luis De la Fuente, ka mbrojtur publikisht Lamin Jamal, i cili sipas tij akuzohet me të padrejtë se është një djalosh i paturp.
“Ju më thoni që Lamin Jamal është i paturp, por ai nuk është, ai është një djalë shumë i mirë. Një punëtor shumë i zellshëm.”
Dhe ai vazhdoi: “Le ta vlerësojmë atë që bën një djalë 18-vjeçar, i cili debutoi me ne në moshën 16 vjeç, që stërvitet, që konkurron, që i reziston presionit, që stërvitet… le t’i vlerësojmë të gjitha këto. Sepse ndoshta ka njerëz që nuk mund ta përballojnë, por Lamin mundet. Është shumë e rëndësishme dhe qëndrimi i tij ia vlen të vlerësohet.
Një gjë është se sa shumë mund të shitet ky imazh jashtë vendit kur ndiqesh 24 orë në ditë. Ai është një futbollist shumë i përulur, që dëgjon dhe kjo është shumë e rëndësishme. Ai dhe të gjithë shokët e tij të ekipit”, theksoi De La Fuente duke folur për sulmuesin e ri të Barcelonës.