Zbulohen mbetje eshtërore në Hajvali, dyshohet se i përkasin tre të zhdukurve nga lufta

- Bota Sot

Zbulohen mbetje eshtërore në Hajvali, dyshohet se i përkasin tre të zhdukurve nga lufta

Të hënën, njësitet policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë realizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore të Prishtinës për gërmim në varrezat e fshatit Hajvali.

Siç njofton raporti 24 orësh, kanë gjetur mbetje eshtërore të njeriut, që dyshohet të jenë të paktën tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999.

“Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML-ja për ekzaminime mjeko-ligjore.

Punimet pritet të vazhdojnë edhe ditëve në vijim. Rasti në proces hetimi”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot