I ka bindur drejtuesit e Bayern-it

- Bota Sot

I ka bindur drejtuesit e Bayern-it

 

Vincent Kompany ka bindur drejtuesit e Bayern-it, të cilët kanë punuar në javët e fundit në fshehtësi të plotë për t’i përgatitur një kontratë të re.

Sipas njoftimit të bërë nga vetë klubi tekniku belg ka pranuar që të shtyjë me dy vite akordin e firmosur në 2024-ën.

Sipas kushteve të reja Kompany do të jetë trajner i Bayern deri në 2029-ën. “Jam krenar dhe i nderuar.

Dua që të falenderoj klubin për besimin që tregoi duke më zgjatur kontratën.

Tani kuptohem me këtë shoqëri shumë mirë sikur të kisha vite këtu.

Deri më tani ka qenë një eksperiencë e madhe, ndërsa këëtë sezon kemi nisur një rrugëtim të bukur.

Tani duhet që të punojmë fort dhe të luftojmë edhe për suksese të tjera”, tha Kompany.



Lexoni të gjitha në Bota Sot