Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku dyshohet se djali adoleshent ka vrarë nënën e tij në rrethana ende të paqarta.
Alarmi u dha në Departamentin e Policisë së Trikalës, pas një telefonate nga vetë autori i dyshuar, i cili u tha se kishte vrarë nënën e tij në zonën e Flamoulit.
Sipas informacioneve paraprake, 18-vjeçari A.B., dyshohet se e ka mbytur nënën e tij me një peshqir dhe më pas ka njoftuar autoritetet, informon “Protothema”.
Ai i tha policisë shkurtimisht:
“E vrava sepse ma kishte bërë jetën ferr”.
Siç raportohet nga mediat lokale, ai është fëmijë i prindërve të divorcuar, i cili jetonte me nënën e tij dhe ka një motër.
Në vendngjarje shkuan edhe forca nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore.
18-vjeçari u arrestua, ndërsa forcat e policisë po kryejnë hetime për rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja. Nuk jepen ende detaje rreth dinamikës së krimit apo gjeneraliteteve të autorit dhe familjes së tij.