Një nga lojtarët më të mirë shqiptarë që luan në Serie A

- Bota Sot

Një nga lojtarët më të mirë shqiptarë që luan në Serie A

Sot për Medon Berishën është një ditë feste. Mesfushori i Kombëtares shqiptare feston ditëlindjen dhe në këtë ditë ka mbushur 22 vjeç.

Një urim shumë i veçantë për shqiptarin vjen nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Kreu i Federatës i uron gëzuar ditëlindjen nëpërmjet një postimi në “Insta – Story”.

“Gëzuar ditëlindjen Medon Berisha”, shkruhet në postimin e Dukës.

Siç dihet mesfushori është një lojtar i rëndësishëm për Kombëtaren dhe Lecce. Madje tek këto të fundit në këtë sezon në disa ndeshje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.  



Lexoni të gjitha në Bota Sot