Nëpërmjet një prononcimi të dhënë për “Bild” menaxheri i Diant Ramaj ka hedhur poshtë zërat që flisnin për një bisedë mes klientit të tij dhe kreut të Federatës Kosovare të Futbollit.
“Ajo çfarë është shkruar në medie nuk është e vërtetë. Interesi i Kosovës është i vërtetë dhe Dianti e vlerëson shumë, por ai e ka bërë të qartë vendimin e tij. Nuk do të luajë për Kosovën”, tha Jyrgen Schwab për të tabloidin gjerman.
Ramaj është një portier me perspektivë. 24-vjeçari, i cili ka lindur në Shtutgart, është grumbulluar nga të gjitha grupmoshat e kombëtares gjermane.
Këtë sezon Ramaj, kartoni i të cilit i përket Borussia-s së Dortmundit, është huazuar në ekipin e Heidenheim.