Partizani “fal” Skukën

- Bota Sot

Partizani “fal” Skukën

Largimi i Mladen Milinkovic dhe ulja në stol e Oltijon Kërnajës, duke si një “goditje” e zgjuar nga ana e drejtuesve të Partizanit. Kjo pasi ndeshja në Vlorë solli rikthimin e “Demave” te fitorja në kampionat, e cila iu mungonte prej disa javësh.

Fitorja 1-0 ndaj Flamurtarit, nuk ishte më e mira e mundshme, por e rëndësishme për të kuqtë ishin 3 pikët. Por përveç triumfit ndaj kuqezinjëve, një detaj tjetër ra në sy te dueli i Vlorës.

Partizani kishte vendosur të rikthejë shiritin e kapitenit te Xhuliano Skuka. Këtij të fundit iu hoq shiriti pas ndeshjes së parë të kampionatit ndaj Teutës. Kjo pasi dibrani pati një  përplasje me Garcian dhe tashmë duket se pas disa javësh gjithçka është “sheshuar”.

Kërnaja me uljes në stol ka rikthyer shiritin e kapitenit te Skuka, kjo ndoshta ndikuar edhe nga mungesat e Prekës dhe Hoxhës, por gjithsesi duket një lëvizje e “zgjuar” ëpr të rikthyer harmoninë në skuadër. POr jo vetëm kaq, duket se mes

Skukës dhe garcias gjithçka është zgjidhur, pasi dyshja u panë të përqafohen në momentin që sulmuesi dibran do të linte fushën e lojës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot