Klubi i Dinamos i plotëson kërkesën trajnerit

- Bota Sot

Klubi i Dinamos i plotëson kërkesën trajnerit

Klubi Dinamo Ferizaj ka njoftuar ditën e sotme se ka arritur marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit Ngardial Ebenezer. Ai vjen nga ekipi letonez i JFK Ventspils.

Futbollisti në fjalë është vetëm 22-vjeç, i gjatë 197 centimetra, një “bishë” e vërtetë në prapavijë.

Trajneri i Dinamo Ferizaj (Liga e Parë e Kosovës) Leutrim Krasniqi e kishte shprehur dëshirën për “blindim” e mbrojtjes dhe klubi ia plotësojnë kërkesën, madje pa shpenzime.

Ja njoftimi i plotë:    

Mirë se vjen në FC Dinamo, Ngardial Ebenezer! Klubi ynë ka kënaqësinë të prezantojë lojtarin e ri Ngardial Ebenezer, një futbollist me përvojë i formuar në nivelet e të rinjve në reprezentacionin e Qadit.

Ai ka kaluar nëpër grupmoshat U17, U19 dhe më pas ka luajtur për ekipin e parë të Qadit. Me përkushtim, energji dhe aftësi të larta teknike, Ngardial Ebenezer vjen për të dhënë kontributin e tij në sukseset e radhës të FC Dinamos.



Lexoni të gjitha në Bota Sot