Sllovenia - Kosova do të jetë si një finale e parakohshme në ndeshjet e kualifikueseve të Botërorit.
Nëse dardanët dalin me pikë në këtë takim, me shumë mundësi sigurojnë kalimin më tej në fazën e Play Off.
Ndërkohë nëse Sllovenia fiton në këtë ndeshje, atëherë gjithçka do të mbyllet në takimet e fundit.
Federata Sllovene e Futbollit ka dalë me një njoftim ku tregon se janë shitur të gjitha biletat për këtë ndeshje, një muaj para se të fillojë gjithçka.
A do të kemi një tjetër pushtim shqiptarësh si në Suedi?
Mbetet të shihet!.