Skuadra Feronikeli 74 nga Drenasi ka mbetur pa kryetrajner.
Granit Dervisholli është larguar nga skuadra nga Drenasi.
“Nikli” ka ambicie rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës.
“FC Feronikeli 74 njofton opinionin sportiv dhe tifozët tanë se është arritur marrëveshje e dyanshme për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin e ekipit të parë, z. Granit Dervisholli, si dhe me ndihmës-trajnerin, z. Latif Bytyqi.
Marrëveshja është bërë me mirëkuptim të plotë dhe respekt të ndërsjellë ndërmjet palëve.
Klubi falënderon z. Dervisholli dhe z. Bytyqi për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së tyre në FC Feronikeli 74, duke iu uruar shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tyre profesionale”, njofton FC Feronikeli 74.