Kanë filluar pak minuta më parë dy ndeshjet e para për sonte në Champions League.
Në Kazakhstan, përballen dy nga debutueset e këtij sezoni, Kairat Almaty dhe Pafos.
Qipriotët kanë mbetur me një lojtar më pak, pas më pak se 4 minutash lojë.
Anësori brazilian, João Correia, ngatërron sport për një moment dhe bën një ndërhyrje te rrezikshme ne ngritje take në fytyrën e kundërshtarit. Arbitri kryesor i takimit nuk ka asnjë dyshim dhe nxjerr direkt kartonin e kuq.
Në dy javët e para për grupet e Champions League, Pafos ka vetëm një pikë pas barazimit pa gola ndaj Olympiacos dhe humbjes 1-5 ndaj Bayern, ndërsa Kairat Almaty ka dy humbje, 0-5 ndaj Real Madridit dhe 4-1 ndaj Sporting Lisbon.